Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”, që mbahet çdo vit në Zym të Hasit, dita e dytë e aktivitetit u zhvillua në shenjë nderimi për figurën e shquar të Imzot Pjetër Bogdanit.
Në ditën e dytë të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit, inaugurohet shtatorja e Imzot Pjetër Bogdanit, e vendosur në amfiteatrin e fshatit. Pas ceremonisë, mbahet ora letrare tradicionale “Anton Pashku”, në kuadër të së cilës u ndanë tri çmimet “Pjetër Bogdani” dhe çmimi “Unaza e Katit”.
Në përmbyllje të ditës, në programin kulturo-artistik do të marrin pjesë tri ansamble kulturore-artistike.
Ndërsa të premten, në kuadër të manifestimit, u mbajt tribuna shkencore kushtuar figurës madhështore të Imzot Pjetër Bogdanit.
Në këtë aktivitet me kumtesa morën pjesë studiuesit Mark Palnikaj (Tiranë), prof. dr. Anton N. Berisha (Prishtinë) dhe Prend Buzhala (Klinë). Tribunën e udhëhoqi prof. dr. Besim Muhadri, ndërsa organizimin e saj e realizoi Frrok Kristaj.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Gjatë tribunës u promovua romani “Zhvarrimi” i autorit Gani Mehmetaj, vepër e cila i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Pjetër Bogdanit. Për librin foli dr. Femi Cakolli. Në fund të aktivitetit u përurua edhe përmbledhja me poezi e autorit Nikë Lekaj.
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
