18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Takohen Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani pritet vendimi për president

Burime të gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë janë takuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar rreth çështjes së pjesëmarrjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e zgjedhjes së kësaj të fundit.

Mësohet se takimi ka kaluar në një frymë të mirë dhe shumë pozitive.

Pritet që të hënën kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës të vendos përfundimisht për çështjen e presidentes.
Burime, brenda këtij subjekti kanë bërë të ditur se tashmë ekziston një frymë e përgjithshme Vjosa Osmani t’i krijohet kuorumi.

Abdixhiku e Osmani janë takuar edhe ditë më parë. Pas takimit, kryetari i LDK-së u shpreh se takimi me Osmanin ka qenë pozitiv.

Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK.

I pyetur nëse mund të ketë deputetë të LDK-së që votojnë kundër qëndrimit të partisë gjatë votimit të presidentit, ai tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi deputetët do të respektojnë vendimin e partisë.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron çështje ditësh zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit. Në partinë e Albin Kurtin nuk po presin probleme në konstituimin edhe të institucionit më të lartë të vendit. Ndërkohë, janë kategorik kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, jashtë emrit të Vjosa Osmanit.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bije 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./Insajderi.org

Më Shumë

Drini i Bardhë sot kurorëzohet kampion – festa nis në Prizren, vazhdon në Gjonaj

Drini i Bardhë do të kurorëzohet sot kampion i Ligës së Tretë të Kosovës, pas një sezoni të suksesshëm që e ka kthyer këtë...

Prizreni nuk ndalet – fiton pastër ndaj Vllaznisë në rrugën drejt Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Vllaznisë së Pozheranit me...

Lajmet e Fundit