15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Tallja e Vuçiq me 50 mijë eurot e Ramës

Shkruan : Mr. Sc . Refik HASANI

Me rastin e vizitës së 15 korrikut nga Kryeministri i Serbisë Aleksandër VUÇIQI në Preshevë dhe në Bujanoc i përqeshi dhe me ironi u shpreh që 50 mijë eurot e ndarë nga Qeveria e Shqipërisë jan shumë pakë , kurse po aqë mjete të ndarë nga Qeveria e Kosovës as që i zuri ngoje fare .

Kryeministri VUÇIQ,ka të drejtë kur e dinë që Serbia vetëm për një grushtë të pakicës Serbe në Kosovë shpenzon me miliona euro duke paguara institucionet paralele . Tani , së fundmi vetëm për Bashkësinë e Komunave Serbe në veri të Kosovës , Qeveria e Serbisë në qershor të këtij viti, në shqyrtimin e buxhetit i ka ndarë 10 milionë euro, pashmangshëm , lindin dhe parashtrohen pyetja :

A thua sa mjete ka ndarë Qeveria e Serbisë vetëm për pakicën serbe në Kosovë që nga 10 qershori 1999 e deri më tani .

E kujtojm opinionin gjithëshqiptar se Qeveria e Shqipërisë për pakicën serbe në Kosovë ka ndar mjete afër gjysmë milioni euro,për Komunën e Graqanicës , kurse për bashëkvendasit e vetë në Medvegj, Bujanoc dhe Preshevë ka ndar vetëm 50 mijë euro prandaj kryeministri Vuçiq, ka të drejtë të tallet çdo herë për këtë shumë .

Edhe Qeveria e Kosovës vetëm këto 50 mijë euro ka ndarë ku po aqë edhe ajo e Shqipërisë . Nëse nuk ndihmohet materialisht dhe forma të tjera :

– Shqiptarët e Maqedonisë që më shumë se gjysmën e këtij shteti e përbëjnë shqiptarët,

– Vendbanimet shqiptare dhe Krahina e Qamërisë që jan nënë administrimin e Greqisë,

– Presheva, Bujanoci dhe Medvegja është një krahinë e tër shqiptare që jan nënë administrimin e Serbisë,

– Tivari , Ulqini, Rozhaja , Plava,Gusia, Malësia që jan nënë administrimin e Malit të Zi,

– Diaspora dhe mërgata në Turqi , Amerikë , Evropë dhe të shpërndar në gjithë botën .

Kush do t’i ndihmoj nëse nuk ka Tirana dhe Prishtina zyrtar një platforrm , një strategji dhe një program të përbashkët afatë gjatë .

Më Shumë

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën...

Lajmet e Fundit