6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Tavolina e Murakamit

Ndoshta thjesht ne duhet t’i braktisim tavolinat e punës e të dalim jashtë.

Mirëpo, prapë, kur të kthehesh, ato janë fakt i jetës për shumicën e atyre që punojnë në zyrë ose në shtëpi.

Haruki Murakami, shkrimtari i njohur japonez, u ka dhënë fansave një shkrepje të tavolinës së vet – në dhomën e tij të punës në shtëpi – përmes webfaqes së tij. Madje, ai ka bërë edhe përshkrime të objekteve në fjalë.

Haruki Murakami-tavolina1

Ja disa nga objektet interesante:

– Tasi i dekoruar me flamurin zviceran përpara ekranit të kompjuterit. Atë e ka dhuratë nga një vizitë në Zvicër dhe i duket i lehtë për ta gjetur kur punon pasi ka ngjyrën e kuqe.

– Muri i disqeve muzikore përpara të cilit gjenden zmadhuesit e zërit. Janë mijëra sosh dhe shumica prej tyre Jazz. Shkrimtari thotë se gjithmonë punon duke dëgjuar muzikë.

– Lapasat dhe gotat (frymëzim nga Miles Davis). Murakamit i pëlqen të përdorë lapsa. Ata i kanë ardhur të mprehur dhe dhuratë nga një dyqan amerikan disqesh, si myshteri i mirë i tij që është.

– Suvenirët ekzotikë, përfshirë një këmbë druri dhe merimanga, nga Laosi.

– Figurina nga ekipi i bejsbollit i qytetit të tij. Lojtari i preferuar mban njërën këmbë lart gjithmonë kur e hedh topin.

Por, kurioziteti ynë nuk është shuar prej përshkrimeve të tij. Ç’janë ato figura porcelani në prapaskenë? Ç’është ai strip mbi të cilin rri mausi? Ai libër mbi laptop me një anash-shkrim intrigues? /The Guardian/Politiko.net/

Më Shumë

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Lajmet e Fundit