ata Themelore në Prizren, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, më 24 maj 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, S.D.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 korrik 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 29 dhjetor 2022, ndaj të dyshuarës N.A. ka caktuar masën e paraburgimit. E njëjta po dyshohet për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” ka sjell hulumtimin për rastin e S.D dhe përgjegjësinë e shtetit në këtë rast.
E pandehura N.A gjatë seancës së paraburgimit e pranoi se e ka rrahur për vdekje viktimën.
“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdekë. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, kishte thënë ajo.
E dyshuara N.A ishte arrestuar me 27 dhjetor 2022 dhe në prani të mbrojtësit të saj kishte pranuar se ka kryer vrasjen e tani të ndjerës S.D.
Ndryshe, S.D u gjet pa shenja jete në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë. /