9 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Miratohet Projektligji për amnistinë

KuvendiKosoves5-27

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 91 vota pro dhe 17 kundër para pak çastesh miratuar në parim projektligjin për amnistinë, pas heqjes së nenit 3.

Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen të cilët kanë vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi.

Seanca vazhdon në ora 15:00 ku Ligji për Amnistinë do të votohet edhe në leximin e dytë.

 

Të gjitha partitë ‘pro’ amnistisë, përveç Vetëvendosjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës para votimit janë duke debatuar projektligjin për amnistinë, pas heqjes së nenit 3.

Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen të cilët kanë vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka kërkuar miratimin e Projektligji për Amnisti.

“Kur një ligj nuk i përshtatet popullit duhet të ndryshohet Ligji e jo populli. Në këtë rast këtij Kuvendit nuk i ka ra tamam Ligji andaj ai është ndryshuar”, tha Kuçi, transmeton Orainfo.

Minsitri ndër të tjera ftoj deputetët ta përkrahin duke pasur parasysh tri kritere për një ligj të mirë, cfare sipas tij është ai për Amnistinë.

Përkrahje projektligjit i ka dhënë edhe kryetari i Komisionit funksional për Legjislacion dhe Gjyqësi, Arben Gashi, duke kërkuar nga deputetët votimin pro tij.

“Komisioni ka shqyrtuar projektligjin për Amnisti dhe duke marrë parasysh se është një ligj i ri Komisioni kërkon nga Kuvendi që ta përkrah dhe miratojë”, tha Gashi.

Ndryshe, në leximin e parë, ky projektligj nuk arriti që të kaloj, pasi nuk mblodhi dy të tretat e votave të nevojshme, që kërkohen për ndryshime të tilla.

Më Shumë

Prokuroria dhe policia e Prizrenit i bashkërendojnë veprimet për zgjedhje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar sot takim pune me Drejtorinë Rajonale të Policisë për rajonin e Prizrenit, me qëllim...

Vetura i godet dy vajza në vendkalimin e shënuar për këmbësorë në Shirokë të Suharekës

Dy vajza janë goditur nga një automjet sot në Shirokë të Suharekës, derisa po kalonin në vendkalimin e shënuar për këmbësorë. Zëdhënësi i Policisë së...

Lajmet e Fundit