Të hyrat e Qeverisë ishin 635,2 ndërsa shpenzimet 505,9 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë Qeveritare në bazë tremujore (TM2 2022). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 635,2 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2021 ishin 660,0 milion Euro.

“Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, aktivet dhe detyrimet financiare 6%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4%, tatimet tjera në prodhim 2%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, njofton ASK-ja, raporton RTKlive.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 581,7 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2021 ishin 505,9 milion Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 31%, kompensimi i punëtorëve me 28%, konsumi i ndërmjetëm 14%, subvencionet 9%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit