Restaurimi dhe konservimi i shtëpiave të trashigimisë kulturore , të matën, do të diskutohen në Prizren.
Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha thotë se në këtë ditë prezantohet projekt- propozimi për ndërhyrje në restaurimin dhe konservimimi nërrugën “Marin Barleti”, në këtë qytet.
Takimi mbahet në ora 10:00, në sallën e Kinemasë “DokuKin” në Prizren.
“Dokumentin e politikave programore dhe strategjinë kombëtare për trashëgimi kulturore 2017-2027, ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet prioritet i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thotë Hoxha.
Qendra Rajonale për Trashëgiminë Kulturore në Prizren, si institucion vartës i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas tij, është përgjegjës për dokumentimin, inventarizimin, propozimin për futje nën mbrojtje dhe ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, në kategorinë: trashëgimia arkitektonike
“Aplikimi i ndërhyrjeve restauruese konservuese, me theks tëveçantë ato me karakter konsolidues – emergjent, për shpëtim dhe rehabilitim si dhe mënyra e kryerjes së këtyre ndërhyrjeve, janë detyrim ligjor dhe veprim i domosdoshëm”.
“ Në funksion të detyrimeve, MKRS dhe institucionet vartëse kanë zhvilluar projekte për rehabilitimin e ndërtesave me vlera kulturore. Ansambli i ndërtesave në rrugën “Marin Barleti”, gjendet në kuadër të Kompleksit të Nënkalasë, Pantelisë dhe Potokmahallës dhe shtrihet brenda Zonës Historike të Prizrenit, në aksin tërthor që lidh zonën e Nënkalasë me qafën e Kishës Katolike, në mes të xhamisë së Sinan Pashës dhe Kishës së Shën Gjergjit”.
“ Përgjatë rrugës në të dy anët, shtrihen ndërtesa me fasadë ballore të orientuar kah rruga. Procesi i hartimit të projektit të konservimit, rehabilitimit dhe rijetësimit të ndërtesave në rrugën “Marin Barleti” është njëproces shumë diciplinor që ngërthen përfshirjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet akterëve institucional, profesionistëve të pavarur, banorëve, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile në përgjithësi”.
“ Ky takim ka për qëllim prezantimin e vlerësimit të gjendjes ekzistuese dhe diskutimin rreth propozimeve për ndërhyrje në ndërtesat e caktuara, në kuadër të lagjes, mundësitë dhe sfidat për zhvillim të projektit”./ PrizrenPress.com/