A do të mbetet e pazbuluar edhe vrasja e Elvis Pistës?

ElvisPista14-15Kanë kaluar më shumë se gjashtë javë dhe ende s’ka asnjë të dyshuar për vrasjen e Elvis Pistës, ish-kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Zyrtarët e Prokurorisë që po merren me këtë rast kanë thënë se mënyra profesionale e vrasjes së Pistës e ka vështirësuar zbardhjen e rastit.

“Vetë mënyra profesionale e vrasjes i tregon të gjitha”, ka thënë Kryeprokurorja Shpresa Bakija.

Megjithëkëtë, ajo premton se Prokuroria dhe organet tjera të hetuesisë janë duke punuar në të gjitha pistat për t’i nxjerrë autorët e vrasjes para drejtësisë.

“Nuk ka të dyshuar për momentin. Jemi duke punuar me të gjitha forcat për zbardhjen e kësaj vrasje”, ka thënë Bakija, për Express, të mërkurën.

“Pistat e hetimeve janë ato që kanë qenë në fillim. Jemi duke analizuar, shqyrtuar dhe duke ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore. Ende nuk e kemi përfunduar”.

Elvis Pista ishte vrarë të dielën e tretë të muajit qershor, apo një javë pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, ku ai ishte kandidat i PDK’së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tash, më shumë se 40 persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, por te asnjëri s’kanë gjetur elemente se mund të jetë vrasësi i Pistës.

Ndryshe, në fotot e më poshtme mund ta shihni vendin se ku ishte vrarë Elvis Pista dhe prej nga kishte ikur vrasësi.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit