10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Të mërkurën ora e parë e mësimit i kushtohet raporteve Kosovë-SHBA

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka vendosur që të mërkurën ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës do të mësohet për raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo në shenjë të respektit, mirënjohjes dhe vlerësimit për veprimtarinë politike të ish-presidentit amerikan, George H.W Bush.

Vendimi i ministrit:

Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës, Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan , z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit.

Më Shumë

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë...

Lajmet e Fundit