9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Të paraburgosurit, viktima juridike të EULEX-it

Që nga 12 qershori EULEX-i vazhdon të mos i shqyrtojë lëndët gjyqësore që i kanë mbetur në proces si pasojë e mosfuqizimit të ligjit, i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës. Sipas njohësve të ligjit, ky vakum juridik më së shumti po i dëmton të paraburgosurit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX ende nuk i ka marrë “frerët” ligjorë për t’i vazhduar proceset gjyqësore që i kanë mbetur në proces, për shkak të procedurave ligjore që i ka Republika e Kosovës. Krejt kjo situatë konfuze e krijuar për më shumë se dy javë ka bërë që të paraburgosurit në procese gjyqësore të pësojnë më së shumti nga pezullimi i punës së EULEX-it, shkruan ‘Zëri’.

Edhe pse këtij misioni i është vazhduar mandati edhe për dy vjet të tjera, EULEX-i vazhdon të mos i shqyrtojë lëndët gjyqësore si pasojë e mosfuqizimit të ligjit, i cili është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, por proceduralisht duhet ta marrë dekretin e presidentit dhe të botohet në gazetën zyrtare në mënyrë që të bëhet i plotfuqishëm./Zëri/

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit