Do të pendoheni që s’e votuat Isën

LutfiHaziri5-30Lutfi Haziri mendon se deputetët e LDK’së, të cilët nuk e votuan Isa Mustafën për Kryeministër, do të pendohen.

Në Interaktiv të KTV’së, ai ka thënë se vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së duhet respektuar. Madje, ka shtuar se është praktikë e mirë të votohet kundër liderit të partisë.

“Do të pendoheni. Ata që ngritën dorë kundër Isa Mustafës, do të pendohen. Do të pendohen që e lëshuan mundësinë të votojnë për Kryeministrin e radhëve të LDK’së”.
Haziri ka përmendur se ekziston një nen i cili flet për përjashtimet nga partia për ata që votojnë kundër vendimeve të saj, mirëpo ka thënë se nuk bëhet fjalë për përjashtime.

Për Vjosa Osmanin, e cila ka votuar kundër, Lutfi Haziri ka pohuar se është favorizuar kur është vënë në listën zgjedhore me numër 3.

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Lajmet e Fundit