Mamografi mobil pritet të rifunksionalizohet sot

mamografiNatën e së mërkurës së kësaj jave, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mamografit mobil i është vjedhur kablloja që i sjell rrymë nga jashtë, brenda kamionit ku është i vendosur.

Për këtë dinamika e punës me të cilën ka qenë duke funksionuar është ndalur. Ai nuk ka mundur të vihet në funksion as të enjten, pasi që kablloja e re ia ka djegur pajisjen që e mban në funksion edhe pasi të ndalet rryma (UPS).

Radiologia që punon në këtë pajisje, Kreshnike Dedushaj, ka thënë se pret që funksionalizimi të bëhet të shtunën (sot)../koha ditore/

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit