22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Të rejat e fundit nga Prizreni, ku një mjek u testua për Covid-19

Ndërsa në Urgjencën e QKMF’së në Prizren tash e sa ditë në punë nuk po del njëri nga doktorët.

I njëjti kishte pasur kontakte me një familjar të tij që është i infektuar me COVID-19.

Mjekut në fjalë sot iu është marr mostra për testim, e ndërsa kolegët e tij ende po e vazhdojnë punë normalisht.

Njëri nga mjekët e Urgjencës është testuar, zyrtarët në Prizren thonë se 40 kolegët e tij nuk janë rrezikuar

Stafi mjekësor këtu po vazhdon punën si çdo dite tjetër.

Por ne repartin e Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren tash e disa ditë mungon njëri nga mjekët.

Kjo për shkak që i njëjti ka qëndruar në vetëizolin për shkak që ka pasur kontakt me një familjar i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Atij të premten i është marrë mostra për testim nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kështu pohon drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Prizrenit, Visar Shehu.

Shehu thotë se në rast se doktori në fjalë rezulton pozitiv, edhe kolegët e urgjencës që kanë pasur kontakt me të do të kërkohet të vetëizolohen.

E drejtori i Urgjencës, Gylxhan Hasani thotë se mjeku në fjalë ka përdorur mjete mbrojtëse gjatë ofrimit të shërbimeve mjekësore.

Hasani thotë se pas situatës më Virusin Corona kanë bërë ndryshime edhe në orarin e ekipeve urgjente.

Ndryshe, doktori i cili është nënshtruar tashmë testimit është kthyer në Kosovë më 16 mars nga një udhëtim jashtë vendit.

Ai kontaktin me familjarin e prekur me Virusin Corona dyshohet se e ka pasur me datë 24 mars.

Më Shumë

Prizreni kërkon pikët e plota të para në Suharekë

Nesër, në orën 15:00, FC Prizreni udhëton drejt Suharekës për t’u përballur me KF Suhareka në kuadër të xhiros së 7-të të Raiffeisen Ligës...

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Lajmet e Fundit