Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Një qytetar i Prizrenit gjatë mbrëmjes së djeshme iu është drejtuar Policisë për të raportuar se dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri afër murit të shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Arbana”, rreth orës 21:00, shkruan PrizrenPress.

Sipas raportit të Policisë, pasi që kishte vërejtur dy persona të pa njohur afër murit të shtëpisë, të dyshuarit kanë filluar të vrapojnë dhe më pas kanë shtënë dy herë me armë zjarri.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, thekson Policia. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit