A do të zgjedhet Isa Mustafa sërish Kryetar i LDK-së?

Isa mustafaaaKoalicioni qeverisës i varur nga zgjedhjet në LDK. Rezultati zgjedhor brenda kësaj partie do të determinojë edhe të ardhmen e koalicionit PDK-LDK, ku të paktën tetë deputetë të kësaj të fundit kanë votuar kundër.

Jetëgjatësia e koalicionit qeverisës në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të varet shumë prej zgjedhjeve të brendshme në partinë e Isa Mustafës, zgjedhje të cilat pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, shkruan Tribuna.

Nëse Mustafa nuk arrin të fitojë besimin e anëtarësisë së tij edhe për një mandat në krye të LDK-së, atëherë fati i koalicionit PDK-LDK do të vihej në pikëpyetje. Kjo për faktin se disa zyrtarë të lartë në LDK, të cilët janë shprehur hapur kundër koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit, mund të marrin mbështetje nga anëtarësia për ta marrë timonin e LDK-së.

E ardhja e këtyre të fundit në krye të partisë sipas njohësve të çështjeve politike mund të ndikonte në prishjen e koalicionit të tanishëm qeverisës. Sipas tyre, të pakënaqurit në LDK nuk do të qëndrojnë duarkryq, por do të angazhohen fortë për ta rrëzuar Isa Mustafën nga kreu i kësaj partie.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit