10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Të zhdukur, por kurr të harruar

Shkruan: Smajl Latifi

1617 të pagjeturit e luftës, mes tyre 103 nga Rahoveci, janë plaga më e rëndë e që dhemb më së shumti për më shumë se dy dekada. As të gjallë, as të vdekur, as me më të dashurit e tyre e as në varre. Fati i të zhdukurve është barrë e rëndë për familjet e të zhdukurve, por edhe për tërë popullin shqiptar, i cili ndonëse ngadhënjimtar nga lufta e fundit në Kosovë doli me humbje të mëdha.

Në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë, kujtojmë dhe nderojmë njerëzit tanë, që edhe pas 23 vjetësh ende janë të pagjetur. Kjo plagë që na ngacmohet dhe na përcjellë në secilën ditë, tash e më shumë se dy dekada, mbetet plaga, sfida dhe obligimi jonë moral më i madh institucional si dhe ndërkombëtar që nga paslufta.

Në ditën kur bota kujton personat e zhdukur, ne kujtojmë 103 të pagjetur në komunën e Rahovecit, ku 64 të pagjetur në Krushë të Madhe, pa harruar edhe profesorin dhe politologun e shquar, Ukshin Hoti. Gjithë këto fakte dëshmojnë mizorinë e madhe të aparatit shtetëror krminal të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

 

Si çdo vit, edhe sivjet bashkëndiejmë me dhimbjen e familjarëve, ankthin dhe pritjen deri tash të pashpresë që kanë ata. Sonte, kushtuar të pagjeturve, ndezëm flakadanët në shenjë solidariteti, nderimi dhe lutjeje për ndriçimin e fatit të tyre.

Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, për ta zbardhur fatin e të pagjeturve, si një e drejtë themelore dhe e pakontestueshme e viktimave dhe familjarëve, e cila vazhdon për 23 vjet t”u mohohet e të mbahet peng nga shteti serb, i cili bëri krime monstruoze e gjenocid kudo në Kosovë, po ashtu, krime të shumta (10 masakra) në komunën e Rahovecit, duke përfshirë edhe masakrën e 26 marsit 1999, në Krushë të Madhe.

Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari shpjegim për fatin e tyre. Do të jemi përherë pranë familjeve të të zhdukurve deri në verdiktin final të drejtësisë, si mënyrë e vetme për të qetësuar shpirtrat e trazuar të tyre nga vuajtjet mbi dydekadëshe.

Kosova nuk harron!

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Lajmet e Fundit