11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Teatri shpërfill Rregulloren e Ministrisë për ndarjen e çmimeve “Katarina Josipi”

katarina josipiKëshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës e ka shpërfillur Rregulloren për ndarjen e çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”.

Këtë e ka bërë duke marrë vendim që konkursi të jetë mbarëkombëtar, përderisa me Rregulloren e vitit 2013 përcaktohet që laureatë të çmimit mund të jenë vetëm shtetasit e Kosovës.

Këshilli Drejtues i TKK-së përmes një kumtese për media të titulluar “Riformulohen kriteret për konkursin për dramë ‘Katarina Josipi’, kanë lajmëruar për ndryshimin e rregullave që në fakt janë rikthimi i atyre të vjetrave, prejse u rithemelua çmimi, më 2008.

“Teatri Kombëtar i Kosovës ka ridefinuar disa nga kriteret për konkursin për dramë ‘Katarina Josipi’. Nga sivjet konkursi sërish do të jetë i hapur për të gjithë autorët shqiptarë, kudo që jetojnë e krijojnë”, shkruan në kumtesën e Këshillit Drejtues të institucionit më të lartë teatror në vend.

Në këtë njoftim ndryshimi i kritereve arsyetohet me qëllimin e pasurimit të konkursit me drama më cilësore dhe në të njëjtën kohë t’i mundësohet Teatrit Kombëtar të jetë në kontakt me dramaturgjinë shqipe që shkruhet nga autorë shqiptarë edhe jashtë Kosovës.

“Këto dhe kriteret e tjera të konkursit do të bëhen publike në muajin prill. Teatri Kombëtar shpreson që sivjet të marrë drama më cilësore shqipe”, shkruan në kumtes

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Lajmet e Fundit