2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Temperatura deri në 35 gradë, reshje shiu, vranësira e bubullima/ Parashikimi i motit për 5 ditë

Prishtina Weather ka njoftuar se edhe në fundjavë do te mbaj mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të mërkuren pritet mot më i freksët dhe me shi.

“Nga e diela edhe temperaturat shënojnë rritje. Në fillim të javës, përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave, që mund edhe të shoqërohen me riga shiu”, shkruhet në njoftim.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Moti kryesisht i kthjellët në këto ditë, patjetër që mbanë indeksin e rrezeve UV në vlera shumë të larta, prandaj preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16. 14.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

15.08 – Më nxehtë e kryesisht me diell.

16.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

Rreth viseve malore orëve të pasdites mundësi për riga shiu.

17.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. 18.08 –

Orëve të mëngjesit me vransira e mundësi për shi e bubullima.

Ditën më freskët, e pjesërisht vranët.

Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 35C në fillim të javës së ardhshme, e të mërkurën pritet të zbresin edhe deri në 27C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-10m/s, ditën e enjte me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet mbi vlera normale

Më Shumë

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Nga lufta në politikë – Sozia e Adem Jasharit në garë për deputet

Njihet si personi që në aspektin fizik, më së shumti ngjason me komandantin legjendar, Adem Jashari. Është fjala për luftëtarin e tri luftrave, Bekim...

Lajmet e Fundit