6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, PD bllokon foltoren

Kuvendi i Shqiperise-bllokohet foltorjaKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndërpreu për pesë minuta punimet e seancë plenare, pas fjalës së kryetarit të Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Paloka kërkoi largimin e kryetarit të Kuvendit nga detyra pas akuzave të deputetit Tom Doshi se z. Meta ka porositur një atentat kundër tij.

Meta u detyrua ta ndëpresë më pas seancën, pasi deputetët e djathtë u ngritën në këmbë dhe u afruan tek foltorja e parlamentit, duke shkaktuar tension në sallë.

Kreu i Kuvendit ftoi deputetët e djathtë të qetësohen, ndërsa u shpreh i gatshëm për shqyrtimin e kërkesës së tyre që në seancën e sotme.

Më Shumë

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Rahoveci, sonte e pret Yllin

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga, sonte me fillim nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Ylli. Takimi pritet të...

Pa pranga

Lajmet e Fundit