Haradinaj: Marsi, kthesë e madhe për liri

Haradinaj ne prekazKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me delegacionin e tij dhe bashkëluftëtarë të Zonës së Dukagjinit bënë homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Haradinaj tha se ky është një përvjetor që ka e bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri.

“Nderojmë sot në përvjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, një përvjetorë që e ka bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri. Jemi së bashku me ata që e kanë përjetuar mbi supe rrugën e mundimshme të lirisë, pra me bashkëluftëtarë e me invalidë ky nderim kuptohet nuk mjafton por me gjithë atë e dërgon një porosi se në rrugën e lirisë do të rrugëtojmë gjithnjë”, tha ai.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit