12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Tenton të vetëvritet një person në Prizren

ura e gurit ne prizrenNjë persona ka tentuar të vetëvritet në Prizren.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha tha se rasti është lajmëruar dje rreth orës 12:00.

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se një qytetar i vitlindjes 1973, ka tentuar të kryej vetë vrasje duke përdor një lloj pluhuri i cili përdorët për pastrimin e kanalizimeve”, njoftoi Berisha.

Sipas hetimeve të para, viktima pasi kishte gëlltitur substancën, ishte dërguar nga familjarë në Spitalin Rajonal në Prizren për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore të viktimës mjekët kanë vendosur që i njëjti të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Gjatë hetimit të rastit është përmendur gjendja ekonomike e rëndë e viktimës e cila do ta ketë shtyrë për të bërë vetë vrasje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tragjike: Vdes 19-vjeçari nga Rahoveci në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Retia e Rahovecit ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë. Sipas...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Lajmet e Fundit