15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Tentuan të korruptonin gjykatën, arrestohet sekseri në Vlorë

Zgjerohet rrethi i të arrestuarve për korrupsion në Vlorë. Policia e Vlorës ka arrestuar Myqerem Çelën, 60 vjeç, i cili kishte rolin e sekserit në Gjykatën e Apelit në Vlorë. Çela është personin i tretë që arrestohet për këtë vepër penale, pas arrestimit të 2 personave të tjerë ditën e premte.

60-vjeçari rezulton se ka qenë ndërmjetësi kryesor, i cili ka ndihmuar në shkëmbimin e parave të Gjolek Xhaferraj për t’i kaluar ato në dorën e shoferit sekser Robert Petoshati për zgjidhjen e një çështje gjyqësore. Në vijim të hetimeve blutë e Vlorës bëjnë me dije se për veprën penale të korrupsionit aktiv janë vënë në pranga: Robert Petoshati shofer në Gjykatën e Apelit Vlorë, Gjolek Xhaferraj dhe Myqerem Cela, shkruan shekulli.

Gjatë arrestimit në flagrancë të tyre policia sekuestroi 20.000 euro dhe 207.200 lekë si dhe sende të tjera e aparate celulare. Mbi të tre të arrestuarit rëndon vepra penale e korrupsionit aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksioneve të tjera të drejtësisë, në bashkëpunim. 53-vjeçari Petoshati është arrestuar së bashku me shtetasin Gjelosh Xhaferi, i cili është vëllai i shtetasit Selam Xhaferi një i dënuar nga gjykata e Fierit, me disa vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim.

Hetimi është drejtuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, i cili pas një javë hetime në bashkëpunim edhe me strukturat mbështetëse të Policisë së Shtetit ka konkretizuar operacionin duke arrestuar tre persona dhe sekuestruar 20 mijë euro dhe 207.200 lekë. Momentalisht operacioni vijon të jetë në dinamikë, pasi prokuroria dhe policia është duke mbajtur në mbikqyrje lëvizjen e disa personave të tjerë.

Më Shumë

Artistët bëhen bashkë për Gazën, koncert humanitar në Wembly

Një aktivitet i madh humanitar për mbledhje fondesh do të zhvillohet në Wembley të Londrës. Eventi është cilësuar si “një takim artistësh, muzikantësh dhe njerëzish...

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Më 12 tetor, Arben Hoxha, kandidat i LDK-së, garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 26. I lindur dhe...

Lajmet e Fundit