Tërmeti godet sërish Kroacinë

Një tërmet mjaft i fortë ka goditur sërish sot Kroacinë.

Shërbimi Sizmologjik Kroat ka njoftuar se tërmeti ishte me madhësi 3.9 sipas Rihterit, me epiqendër 10 km në perëndim të Petrinjës, në orën 09:15 të kohës lokale.

Tani për tani nuk ka raportime për dëme derisa terreni në zonën e Banovinës vazhdon të lëkundet, pas një tërmeti shkatërrues me madhësi 6.2 që goditi Petrinjën dhe zonën përreth të martën e 29 dhjetorit e që la të vdekur shtatë persona.

Po ashtu, një tërmet prej 3.7 ballësh u regjistrua edhe në mëngjesin e hershëm, në 04:43.

Të dy tërmetet janë ndjerë edhe në Zagreb.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit