Ngrihen tri aktakuza ndaj tre personave në Prizren

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave.

Gjatë kësaj kohe janë ndaluar dy persona për 48 orë dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy personave.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për dy (2) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit