3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Terminet për viza Shengen, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë del me njoftim

Ambasada në Gjermanisë në Kosovë ka dalë me një njoftim lidhur me terminet për vizat shengen.

Të gjithë ata që i kanë marrë dy doza të vaksinës COVID-19, mund të udhëtojnë tani e tutje për në Gjermani.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se ata që duan të udhëtojnë për në Gjermani, do të duhet të kenë dëshmi për vaksinim.

“Nga 4 korriku 2021, qeveria federale ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për individët me banim në Kosovë. Udhëtimi në Gjermani nga banorët e Kosovës do të lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit nga kjo datë nëse është e nevojshme, por kërkohet një vizë e vlefshme. Nga tani e tutje, terminet për vizat Shengen mund të bëhen përsëri në ambasadën në Prishtinë. ·Testimi, prova e rekreacionit ose prova e vaksinimit kërkohet gjatë hyrjes ”, thuhet në njoftim.

Nga ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë thënë se po përpiqen që të ofrojnë sa më shumë takime të jetë e mundur, por që kërkesat aktuale i tejkalojnë kapacitetet e tyre

Më Shumë

Vetmia si fat njerëzor në romanin “Era dhe Rroni – Një histori dashurie”

Shkruan: Musa BUSHRANI Romani “Era dhe Rroni - Një histori dashurie” i Osman Gorancit është një vepër që ndërtohet mbi dramën e brendshme të individit...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit