9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Tërnava bën thirrje kundër ekstremizmit, për paqe e harmoni

Besimtarët myslimanë sot në gjithë Kosovës festojnë festën e Bajramit të Madh, i cili vjen pas tridhjetë ditëve të agjërimit të Ramazanit.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, i është drejtuar xhematit duke u lutur për paqe, harmoni, respekt e nderime për njëri tjetrin.

Myftiu Tërnava gjithashtu ka rikonfirmuar përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), kundër çdo terrori me ngjyrime fetare.

Ai tha se për asnjë çmim nuk do të lejohet që dikush të fusë pasiguri, mosbesim dhe vrasje mes nesh.

“Nuk ka asgjë më me rëndësi në një shoqëri sesa përkushtimi i të gjithëve për siguri, paqe, harmoni, mirëbesim, respekt e nderim ndaj njëri-tjetrit… Nuk guxojmë me asnjë çmim të lejojmë që dikush t’i bëjë keq vendit tonë duke futur pasiguri, mosbesim e vrasje mes nesh. Rikonfirmojmë edhe njëherë që përkushtimi i Bashkësis ë Islame të Kosovës dhe të besimtarëve myslimanë që jemi kundër ekstremizmit të çfarë do ngjyrimi fetar, qoftë kundër terrorizimit në emër të fesë”, tha Tërnava.

Ai ka thënë se ky Bajram vjen pas një sakrifice të madhe, që e kanë bërë të gjithë besimtarët anekënd botës, e që është vetëm për Zotin e madhërishëm.

Lutjet e Fitër Bajramit u kryen në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Myftiu Tërnava ishte i shoqëruar edhe nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Pritja tradicionale e festës së Fitër Bajramit, në Bashkësinë Islame të Kosovës, fillon në ora 9:00 dhe zgjat deri në orën 12:00.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lajmet e Fundit