2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Thaçi: Amnistia, hap drejt normalizimit të marrëdhënieve

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi se miratimi i ligjit për Amnistinë është një hap i madh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Gjatë një interviste në Klan Kosova, Thaçi nuk ia dha meritat vetëm kabinetit të tij qeverisës për kalim të ligjit.

“Kemi konsultuar edhe partitë opozitare. Ka qenë një korrektësi në diskutimet tona të brendshme”, tha Thaçi. Ai foli edhe për kundërshtimet që ishin për nenin 3 të ligjit për Amnistinë.

“Kemi futur edhe nenin 3, që për hir të sqarimit të opinionit publik, nënkuptonte zbutjen e dënimit për 20 % për disa të mitur, për disa femra dhe për disa të moshuar të ketë amnisti për shkelje të ligjit të Kosovës, transmeton express.

Kryeministrit Thaçi nuk po i pëlqejnë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij, po bëhen shumë radikal për motive të pastra politike.

Ndërsa, sa i përket dialogut me Ivica Dacicin, Thaçi insistoi se kosovarët janë të përgatitur mirë.

“Jemi përgatitur edhe me plan edhe me projekt. Plan dhe projekt që është përgatitur komplet nga zyra e Kryeministrit dhe që është prezantuar në të gjitha kryeqytetet e Quintit”, theksoi ai.

Ndonëse pranoi se mund të ketë bërë gabime, Kryeministri Thaçi tha se vendimet që po i merr janë të mirë të zhvillimit dhe reformave politike.

Më Shumë

Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm, thotë Trendafilova

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se Gjykata Speciale mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të...

Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Në qytetin e Vlorës ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.   Në këtë ceremoni, përveç kryeministrit...

Lajmet e Fundit