16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Thaçi: Ekstremistët nuk do të gjejnë strehë në Kosovë

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova kurrë nuk do të jetë tokë e plleshme për radikalët apo ekstremistët.

Lexo të plotë shkrimin e postuar në Facebook:

Kosova është shtet i krijuar bazuar në vlerat civilizuese euroatlantike, pra lirive të pacenueshme individuale, respektim dhe investim në ruajtje të diversitetit dhe pakicave, të drejtave të njeriut, ekonomisë së lirë të tregut dhe sekularizmit.

Kosova kurrë më parë nuk ka qenë më e lirë se sot dhe kosovarët kurrë më herët nuk kanë qenë më të lirë të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, duke përfshirë të drejtën e besimit. Megjithatë, jam i brengosur se disa individë po mundohen të keqpërdorin këtë drejtë për të imponuar predikime që nuk i takojnë vlerave tona të vërteta kombëtare dhe civilizuese. Këto insistime për mbizotërim të një interpretimi mbi të tjerët kanë krijuar tensione në shoqërinë tonë sidomos gjatë viteve të fundit.

Mirëpo, më lejoni të them se Kosova kurrë nuk do të jetë tokë e plleshme për radikalët apo ekstremistët që tentojnë të na ndryshojnë synimet e qarta euroatlantike të shoqërisë, shtetit dhe kombit tonë. Urrejtja apo mosdurimi ndaj pakicave, tendenca të importohen fenomene të huaja si anti-semitizmi apo radikalizmi fetar, do të kundërshtohen me të gjitha kapacitetet e shtetit dhe të ligjit. Armiqtë e demokracisë dhe të vlerave civilizuese perëndimore, nuk do të gjejnë strehë në tokën e atdheut tonë – ky është premtimi im dhe besoj tërë lidershipit demokratik kosovar.

Institucionet e Kosovës do të mbesin besnike ndaj respektimit të Kushtetutës së Republikës dhe do të luftojnë çdo ditë dhe në çdo vend çfarëdo forme të shfaqur të ekstremizmit. Ky është premtimi që iu kemi dhënë edhe fëmijëve tanë – që liritë e tyre mos t’i cenojnë kurrë as armiqtë e jashtëm por as ata të brendshëm.

Më Shumë

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Egzon Pireci publikon këngën e re

Këngëtari Egzon Pireci ka lansuar projektin e tij të radhës. Kënga mban titullin “Për ty jam betu” dhe i referohet çifteve të martuara. https://youtu.be/ND4BQG-zdAc?fbclid=IwY2xjawC1i9RleHRuA2FlbQIxMAABHTf30cngwp7vdNTzlHnGxQKJCmlN6_586TdK7tUo6QzHh0_WtQ5OCM7UCw_aem_AdS3WMbO2apfTwTXA6ANETEQJdvBv-_29N1MJ1-5mxEnjIftVTx5E4cl3SRfV28AmJKt07iVTEH_MKC_o7PbXBtB Marketing https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Lajmet e Fundit