11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Thaçi i gëzohet “vetëdijësimit” të Bllokut

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka reaguar përballë situatës politike, përkatësisht zhvillimeve të fundit brenda partive që kanë formuar Bllokun.

Në një mesazh postuar në Facebook, Thaçi shkruan se “ndihet i inkurajuar që partitë politike e kanë kuptuar se bllokimi është i pakuptimtë”.

Më tutje, Thaçi shkruans e PDK si parti fituese, vlerëson se institucionet e reja duhet të ndërtohet në bazë të rezultatit zgjedhor dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mesazhi i plotë:

Ndihem i inkurajuar që partitë kryesore politike kosovare më në fund e kanë kuptuar se bllokimi i mëtejshëm i themelimit të institucioneve të reja është i pakuptimtë dhe i pajustifikueshëm.
Unë ndjej keqardhje për kohën e humbur mirëpo konsideroj se ne si parti politike tani duhet të kemi vullnet politik të themelojmë institucionet e reja kredibile sa më shpejt në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
PDK-ja si parti fituese vlerëson se bazë per ndertimin e institucione te reja duhet të jetë rezultati zgjedhor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Unë besoj në vullnetin e mirë dhe pjekurinë politike të përbashkët.
Kosova dhe qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre dhe ne duhet ta materializojmë atë duke punuar bashkërisht për të mirën e vendit tonë.

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Lajmet e Fundit