8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Thaçi: “HardhFest” ka tërhequr vëmendje botërore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.

Ai ka thënë se kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit europian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore.

“’Hardh Fest’ ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec, të organizojë aktivitete shumë atraktive, që kanë tërhequr vëmendje edhe botërore. Urime të gjithë vreshtarëve festa e vjeljes së rrushit”, ka shkruar Thaçi, raporton PrizrenPress.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Duke promovuar kulturën e punës dhe historikun e festës së vjeljes së rrushit, sot kam marrë pjesë në hapjen e Festivalit “Hardh Fest” në Rahovec. Kultivimi i hardhisë në këtë pjesë të Kosovës është edhe dëshmi e orientimit tonë evropian, i cili është i rrënjosur thellë në vlerat e lashta perëndimore. “Hardh Fest” ka arritur të ndërkombëtarizohet, të sjellë emra të njohur të artit ndërkombëtar në Rahovec, të organizojë aktivitete shumë atraktive, që kanë tërhequr vëmendje edhe botërore. Urime të gjithë vreshtarëve festa e vjeljes së rrushit! HTH

Më Shumë

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit