4.1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Thaçi: Lidhja e Prizrenit ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së kombit tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 140 vjetorin e mbajtjes së saj.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lëvizja kulturore e Rilindjes sonë Kombëtare, si vetëdije kulturore dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vetëdije politike, janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Postimi i plotë i Presidentit Thaçi:

“Në qytetin historik të Prizrenit, më 10 qershor 1878, delegatë nga të gjitha viset shqiptare u mblodhën për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, organizatën më të rëndësishme politike, ushtarake dhe ekzekutive, që nga koha e Skënderbeut. Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare, pas dobësimit të Perandorisë Osmane me kryengritje, memorandume dhe forma tjera të rezistencës. Lëvizja kulturore e Rilindjes sonë Kombëtare, si vetëdije kulturore dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vetëdije politike, janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ideatorët, burrështetasit dhe ushtarakët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi etj., mbeten figura të mëdha historike, frymëzuese edhe pas 14 dekadash”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Më Shumë

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Prizreni tregoi se është gati për një të ardhme më të mirë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin e mbrëmshëm në Prizren. "Prizreni sonte...

Kryeqytetasit triumfojnë në Prizren

Sigal Prishtina fitoi ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 71:77 (25:18, 13:29, 12:16, 21:14), në javën e 20-të të ProCredit Superligës. Të përkrahur nga tifozët...

Lajmet e Fundit