19.2 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Thaçi: Mësuesi është i respektuar në vendin tonë

thaci me mesusaMe rastin e Ditës së Mësuesit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për mësimdhënësit e parë në Gjakovë.
I pari i vendit, në nderim të veteranëve të arsimit të Gjakovës, ka thënë se është kënaqësi për të që ta shënojnë këtë ditë për arsimin duke thënë se figura e mësuesit është e respektuar me të drejtë në vendin tonë.

“Është kënaqësi e veçantë që në këtë ditë të shënuar për arsimin ne ta festojmë atë duke ndarë mirënjohjen e shoqërisë, ndaj arsimtarëve të nderuar të cilët, bënë punën e tyre fisnike dhe të pa lodhur dhe kanë përgatitur gjeneratat të tëra për dije, për aftësi, ju falënderojmë nga zemra juve dhe gjithë arsimtarëve të tjerë për kontributin e pakrahasueshëm në jetën e këtij vendi. Për shoqërinë tonë figura e mësuesit është veçanërisht e vlerësuar dhe respektuar plotësisht në të drejtë”, ka thënë Thaçi.

Ndarjen e mirënjohjeve e bënë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, si dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Kusari Lila, ka thënë se me angazhimin e tyre të përbashkët Gjakova edhe më tutje do të jetë qendër e arsimit dhe vend që prodhon emra të rinj.

“Tani jemi në vitin e parë akademik të Universitetit të Gjakovës, në të cilin si në periudhën e pasluftës kur u çliruam si institucion i lartë arsimor karakterizohet me reformat që i bënë arsimi në të gjitha nivelet dhe që kanë synim përshtatjen e arsimit në Kosovë sipas standardeve bashkëkohore evropiane e botërore. Për këtë e falënderoj Qeverinë e Kosovës kryeministrin ministrin dhe përkrahjen që ia dhanë Universitetit të Gjakovës”, ka theksuar Kusari Lila.

Edhe ministri Buja, ka shtuar se qeveria e kryeministrit Hashim Thaçit, e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë prioritet arsimin.

“Nëse një shoqëri dinë ta çmoj dhe vlerësoj arsimin përse i druhet ardhmërisë. Besoj që Qeveria Thaçi një dhe dy e besoj se edhe tre do të ketë parasysh dhe prioritet gjithmonë arsimin dhe avancimin e tij”, ka shtuar Buja.

Gjithashtu Thaçi, sot do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e Universitetit të Gjakovës.

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit