13.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Thaçi e minoritetet, me çdo kusht për hapjen e Kushtetutës

Thaci7-03Përmes ndryshimeve kushtetuese kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po synon t’ua vazhdojë minoriteteve vendet e rezervuara. Hapjen e Kushtetutës dhe ndryshimet e saj në fund të kësaj legjislature opozita e sheh si një process irracional dhe të dëmshëm.

Insistimin e kryeministrit Thaçi se “nuk ka reformë të mirëfilltë zgjedhore pa u hapur Kushtetuta” opozita e ka cilësuar si të dëmshëm dhe të padrejtë që si në qëllim ka vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës. Kategorikisht kundër hapjes së Kushtetutës deri tani janë deklaruar dy partitë opozitare: LDK-ja dhe Vetëvendosja. Ndërkaq AAK-ja dhe Koalicioni për Kosovë të Re, megjithëse në parim janë kundër vendeve të rezervuara, ende nuk kanë qëndrim në lidhje me këtë çështje. PDK-ja e ka arsyetuar deklaratën e Thaçit me “faktin se vendet e rezervuara janë kërkesë edhe ndërkombëtare”.

Me përjashtim të PDK-së asnjë prej partive tjera shqiptare në Kuvendin e Kosovës nuk janë për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim që serbëve t’u vazhdohen mandatet e rezervuara.
Kryeministri Thaçi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se ‘pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë reformë të mirëfilltë zgjedhore’./Koha Ditore/

Më Shumë

OVL UÇK-ja nis peticionin kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara në Hagë

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së ka njoftuar se nga sot nis peticioni kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas OVL...

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Lajmet e Fundit