Kryeministri Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se ndihet krenar me fillimin e kompensimit për të gjithë ish-të burgosurit politik, që nga pas Lufta e Dytë Botërore, deri te lirimi i të burgosurit të fundit politik.
“Kompensimi financiar do të jetë 16,70 euro për një ditë të mbajtur në burg. Kompensimi do të realizohet brenda 5 viteve”, ka shkruar Thaçi.
“Vuajtja e ish-te burgosurve politik dhe familjeve të tyre nga Jugosllavia dhe më vonë nga Serbia ishte jashtëzakonisht e rëndë. Sakrifica e tyre ishte burim i inspirimit për gjenerata të tëra për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shuma totale do të jetë 55 milion euro. Si mik dhe bashkëluftëtar juaji jam i vetëdijshëm që nuk ka para që mund të paguajë vuajtjen çnjerëzore, të ushtruar ndaj jush nga Beogradi. Kontributi dhe sakrifica juaj është vetë pavarësia e Kosovës”, ka shtuar ai.
Sipas tij, shteti i Kosovës i çmon sakrificën e të gjithë të burgosurve politik
“Ju kisha premtuar, dhe ndihem krenar që e realizuam premtimin. Ju uroj gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja. Shteti i Kosovës çmon dhe vlerëson sakrificën tuaj”.