Thaçi në Beograd – 4000 policë për sigurinë e tij

Mediet serbe kanë botuar në ballina lajmin ekskluziv se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit.

Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Daçiq në Prishtinë, në konferencën e Ballkanit Perëndimor, burimet e gazetës “Danas” raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizite të mundshme të Thaçit në Beograd, e para e tij ndonjëherë në kryeqytetin serb, më 24 prill.

Po ashtu, “Danas” raporton se kjo vizite tashmë i ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të organizojë 4,000 policë për garantimin e sigurisë.

Thaçi, shkruan mediumi serb, mbetet fytyrë e urryer në opinion serb, por burimet e “Danas” njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte dialogun.

Në anën tjetër, burimet pranë liderit të dikurshëm të UÇK-së konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë ku pritet të jenë edhe ministrat e jashtëm Nikola Poposki i Maqedonisë dhe Ivica Daçiq i Serbisë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë si dhe të Kosovës dhe Serbisë.

Më Shumë

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Lajmet e Fundit