2.1 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Thaçi në ‘Euronews’: Kam qenë larg nga frontet e luftës

Thaçi ne EuronewsKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pranuar në EuroNews se roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit.

“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe”, ka thënë Thaçi kur është pyetur nëse ka vrarë vetë ose ka dhënë urdhër për të vrarë dikë, transmeton KTV.

Ai është pyetur edhe për akuzat e Dick Martyt për organet.

“Kurrë nuk kam dhënë urdhër që kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Ne kemi thyer ligjet e Miloseviqit, që kanë qenë diskriminuese. Sa u përket akuzave për organet, për herë të parë kam dëgjuar nga raporti i Dick Martyt. Kurrë nuk besoj se ndonjë ushtar i UÇK-së ka marrë organe të civilëve. Është një tregim fanatastiko-shkencor që nuk mund ta besoj. Askush nuk e beson”, ka thënë Thaçi.

Ai e ka vlerësuar si momentin më të vështirë nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë duke thënë se Kosova e Serbia nuk janë mësuar të jetojnë në paqe. Kryeministri i Kosovës është pyetur edhe për krimin e korrupsionin e lartë, por tha se vendi ka shënuar progres në luftimin e tyre.

Thaçi ka pohuar se partia e tij do të vazhdojë të udhëheqë me Kosovën edhe pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

Më Shumë

Kryetari Latifi takon drejtorët e shkollave në Rahovec, diskutohet për procesin mësimor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina dhe personelin e kësaj drejtorie, u takuan me drejtorët...

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Lajmet e Fundit