8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Thaçi pret deri në janar 2016

Hashim thaci 4Nëse Isa Mustafa bëhet kryeministër i koalicionit PDK-LDK, liderit të partisë më të madhe në koalicion Hashim Thaçi, do t`i duhet të mbetet vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës. Dhe pritja e Thaçit nuk do të ishte e shkurtër në një skenar të tillë.

Pavarësisht përpjekjeve që presidentes së vendit Atifete Jahjaga t`i kërkohet që të largohet nga pozita e presidentes ende pa mbushur mandatin, një gjë e tillë po del që të jetë e pamundur.

Jahjaga nuk ka vullnet dhe nuk po e ndjen as të nevojshme që të heqë dorë nga posti të cilin sipas mandatit të rregullt duhet ta ushtrojë deri në mes të vitit 2016.

Përpos deklaratave, Jahjaga është munduar edhe me veprime të tregojë se nuk po planifikon largimin.

Ajo në mes të këtij muaji, do të shkoj në Tiranë në një vizitë shtetërore.

Por burime të gazetës kanë shpjeguar se kreu i PDK-së do të vazhdoj të kërkoj garanci për president edhe gjatë ditës së hënë.

Sipas të njëjtave burime, ai do të pranoj që të pres më së largu deri në janar të vitit 2016.

Mediet në Shqipëri e kanë paralajmëruar vizitën por kanë thënë se ajo do t`i shërbejë edhe një qëllimi tjetër…/tribuna/

Më Shumë

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK-ja në Prizren: Koalicioni me Vetëvendosjen u arrit pa asnjë konsultim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Bekim Nerjovaj, ka njoftuar dorëheqjen nga subjekti politik që përfaqësonte. Vendimi i...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit