10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Thaçi: Sakrifica e Jasharajve, rast i pashembullt i dashurisë për atdheun

thaci ne prekazZëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha të premten se sakrifica sublime e Jasharajve në marsin e vitit 1998 është rast i pashembullt i dashurisë e vetëmohimit për atdheun dhe na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen.

Ai në një postim në Facebook tha se sot në Prekaz kujtuan heroizmin e familjes Jashari.

“Sot në Prekaz kujtuam heroizmin e familjes Jashari. Vepra e tyre e jetësoi kthesën historike, që populli ynë e aspironte me shekuj të tërë. Sakrifica sublime e Jasharajve në marsin e vitit 1998 është rast i pashembullt i dashurisë e vetëmohimit për atdheun dhe na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e Republikës sonë të re”, ka shkruar Thaçi.

Më Shumë

Hajdar Mallaku – Një jetë në shërbim të arsimit dhe letërsisë shqiptare

Prof. Dr. Besim Muhadri HAJDAR MALLAKU (1946) Mësuesi i përkushtuar, gjuhëtari dhe krijuesi i shquar i Hasit, Hajdar Mallaku, lindi më 20 dhjetor 1946 në Lagjen Mallak...

Ndahet nga jeta tragjikisht zyrtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Minire Bytyqi

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të koleges së tyre, Minire Bytyqi, e cila humbi...

Lajmet e Fundit