2.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Thaçi thumbon ish-qeverinë e Bujar Bukoshit: UÇK-në e themeluam pa armë dhe pa para

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë luftës ka qenë edhe përfaqësues politik në Rambuje i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka treguar për kushtet në të cilat është themeluar kjo ushtri.
Madje, sipas tij, në ato kushte do të ishte e paimagjinueshme të themelohej një ushtri.

“Kur është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kemi pasur mjete teknike minimale, dhe sot kur e përmendim është diçka që pakkush mund ta besojë – pa armë, pa para, pa mbështetje ndërkombëtare, pa mbështetje masive qytetare. Sido që të jetë, ne në fund ia dolëm”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë një interviste për Ora News.

Sipas tij, lufta e UÇK-së pastaj siguroi mbështetje të gjerë qytetare dhe ndërkombëtare.

Presidenti ka thënë se deri më tani është arritur progres i madh në vend, por e ka pranuar se ka pasur edhe lëshime gjatë rrugëtimit të Kosovës.

“Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshme, natyrisht ka pasur lëshime, dobësi, gabime të cilat janë evidente, edhe më herët, por që do të mundohemi maksimalisht që t’i përmirësojmë”, ka thënë ndër tjera Thaçi.

 

Më Shumë

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësi, jo politikë

Në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” , i cili është organizuar nga platforma “Liria ka...

14 vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot shënohen 14 vjet nga një prej tragjedive më të rënda natyrore në Kosovë, kur fshati Restelicë në komunën e Dragashit u godit nga...

Lajmet e Fundit