7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Thaçi: Unë prapë Kryeministër

Thaci7-03Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të kandidojë sërish edhe për një mandat në krye të ekzekutivit në zgjedhjet e këtij viti. Në një intervistë për Kosovapress, Thaçi thotë se është i pakënaqur me reformat zgjedhore, por se kaq kishin mundësi të bënin. Për zgjedhjet, thotë se shumë shpejt do të dihet data. Kurse, për vizat e fajëson Brukselin që është i padrejtë me Kosovën. E sa i përket Shpend Ahmetin, ai thotë se është i pashpresë për qytetarët.
Kosova, sipas Thaçit nuk ka nevojë për një Tribunal për krime lufte, meqë vendi ka funksional sistemin e drejtësisë, duke llogaritur këtu edhe pranin e misionit të EULEX-it që merr pjesë më prokuror dhe gjyqtar të BE`së.

Mocioni i AAK-së për rrëzimin e qeverisë, sipas Thaçit është e drejt e çdo partie politike, por që nuk është momenti për një gjë të tillë.

“Vlerësoj se është në të drejtën e çdo partie politike, që të merr iniciativa, që mendon se duhet lëvizur, por në të njëjtën kohë vlerësoj se në këtë proces të konsolidimit të shtetit tonë, të forcimit të Kosovës, të njohjeve që kemi fituar prej bashkësisë ndërkombëtare, prej vendeve të ndryshme të botës 106, në një proces të liberalizimit të vizave dhe procesit të stabilizim-asocimit, na duhen veprime të koordinuara, të bashkërenditura, jo befasuese për skenën politike. Qeveria e Kosovës vazhdon të punoj me përgjegjësit dhe autoritetin e saj kushtetues dhe ligjor, është e drejt e çdo subjekti politik të ndërmerr veprime që mendojnë se kanë fuqinë apo që janë legale, ndërsa në anën tjetër vlerësoj se AAK ka luajtur rolin e vet pozitiv në procesin e negociatave apo dialogut në Bruksel me Serbinë , vlerësoj për mbështetjet që ka dhënë për reformat demokratike dhe perspektiven evropiane për institucionet e Kosovës, vlerësoj angazhimin në reformën zgjedhore kështu që me spektrin politik, si subjekte politikë janë shumë ma shumë gjëra, që na ofrojnë e bashkojnë sesa që na ndajnë”, thotë lideri i PDK-së.

Reforma zgjedhore, sipas kryeministrit të vendit nuk është ajo që kanë pretenduar, por kaq kanë mundur të bëjnë ai dhe liderët e partive politike në vend.

“Edhe unë plotësisht nuk mund të jem i kënaqur me reformën zgjedhore, sepse nuk ka ndodhur një reformë substanciale, çfarë kemi pretenduar dhe dëshiruar të gjithë, por këto janë mundësitë dhe hapësirat tona në kuadër të debateve të brendshme partiake dhe ndërpartiake të skenës politikë kosovare, me rëndësi është që edhe kjo reformë e pjesërishme që po ndodh, po ndodh me një konsensus të spektrit politikë kosovarë, prandaj, janë disa ndryshime të karakterit teknik që kanë kaluar në komisionin e ligjeve tash do të kalojnë në Kuvend dhe besoj se Kuvendi do ta procedoj në të ardhmen shumë të afërt në ditët e ardhshme”, thotë kryeministri.

Zgjedhjet nacionale, sipas liderit të PDK duhet të jenë mirë të organizuara , të jenë fer dhe demokratike. Ai ka thënë se sërish do të ftojnë vëzhgues të BE-së, në mënyrë që të përcjellin tërë procesin zgjedhore. Në takimin me kryetarin e LDK-së ,Isa Mustafa, thotë se nuk janë marrë vesh për ndonjë datë për zgjedhjet, por që data do të caktohet në një takim me të gjithë liderët e partive politike.

“Vendimi për datën e zgjedhjeve do të merret në një takim të përbashkët të liderëve politikë, pra, ende nuk kemi takim, por një orientim të agjendës e kemi të planifikuar, tek e fundit zgjedhjet nuk organizohen vetëm për pozitën apo opozitën, vetëm për këtë adresë apo atë adresë politike, zgjedhjet janë një test kulmor i demokracisë. Ne sapo përmbyllëm me sukses zgjedhjet lokale të vlerësuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe të gjithë spektrit politikë vendor, pra duhet të investojmë të gjithë që të përgatitemi të gjithë për zgjedhje mirë të organizuara dhe të vlerësuar prej të gjithëve sepse nga këto zgjedhje do të varet edhe funksionalizmi i institucioneve për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, në asnjë rrethanë, nuk guxojmë të kemi ndonjë pretendim nxitues, që mund të paguajmë çmimin të gjithë, si skemë politike, si institucione dhe si qytetarë”, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës nuk ka përmendur ndonjë datë se kur kosovarët do të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të BE-së, por direkt ka akuzuar Brukselin që është treguar jo fer me qytetarët dhe institucionet e Kosovës për këtë proces.

“Ne kemi realizuar të gjitha standardet dhe kriteret për liberalizimin e vizave tani Bashkimi Evropian po vonohet në raport me Kosovën, është një vonesë e padrejtë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, ne për herë të parë në Bruksel me Serbinë jemi ulur në nivel të barabartë, jemi ulur si dy vende të pavarura dhe sovrane, me simbole të dy shteteve, kemi arritur marrëveshjen e 19 prillit, pas një shekuj probleme dhe konflikteve, kemi filluar implementimin e marrëveshjeve, sot kemi më shumë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në Veri, kemi instaluar sistemin e doganave që punojnë doganier dhe policë të Kosovës, kemi instaluar sistemin e IBM bashkëkohorë dhe evropian, kemi integruar për herë të parë në policinë e Kosovës njerëz të komunitetit serb rreth 280 që punojnë të gjithë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, kemi arritur marrëveshje në parim për sist emin e drejtësisë, shumë shpejt do ta zyrtarizojmë dhe në moment që funksionalizohet edhe sistemi i drejtësisë, defenitivisht atje fillon së funksionalizuari shteti i Kosovës”, thotë Thaçi.

I pari i qeverisë ka thënë se Kosova ka institucionet e veta ta pavarura të drejtësisë, duke aluduar se nuk ka asnjë nevojë për themelimin e një Tribunali ndërkombëtar për të hetuar krimet e luftës në Kosovë.

“Kosova është vend sovran, ka institucionet e veta funksionale të drejtësisë, ne kemi pasur dhe kemi besim të plotë në drejtësi, nuk kemi asgjë për të fshehur, kemi bashkëpunuar me mundësi sa na janë dhënë për të bashkëpunuar , do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme si një vend i pavarur dhe sovran ….E ritheksoj Kosova ka institucionet e veta legale, ka institucionet e veta të drejtësisë, e kemi prezencën ndërkombëtare, gjithë prezencën ndërkombëtare mund të themi këtu, EULEX, UN, KFOR, janë gjithë mekanizmat tjerë prezent në Kosovë, por në të njëjtën kohë kemi edhe sistemin tonë funksional të drejtësisë”, vlerëson ai.

Kur bëhet fjalë për rritjen e pagave, kryeministri ka thënë se ky është vendimi i dytë për rritje të pagave në mandatin e tij të dytë qeverisës.

Rritja e pagave, sipas tij, njëherë për 50 për qind e tash për 20 ose 30 për qind ka ndikuar direkt në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të vendit.

Nga kjo rritje, ai ka thënë se do të përfitojnë edhe pensionistët kontribut dhënës si dhe minatorët, duke përfshirë këtu edhe të tjera kategoritë.

Kërkesat e veteranëve të luftës që të kenë ligjin e tyre, sipas kryeministrit, Hashim Thaçi janë shumë të drejta. Ai thotë se ka proceduar ligjin në Kuvend, ku Kuvendi i Kosovës shumë shpejt pritet të miratohet.

Thaçi ka thënë se Kosova është vend i ekonomisë së lirë të tregut, i konkurrencës, ku sipas tij politika nuk përcakton sjelljen e investitorëve të këtij apo atij vendi.

Ai ka thënë se në Kosovë ka shumë kompani nga BE-ja, SHBA, që kanë investuar në vend, duke treguar se ka edhe mjaftë kompani të interesuara nga Kina, India, vendet e rajonit, që të investojnë në Kosovë.

Sa i përket zhvillimeve në Prishtinë, ai thotë se qytetarët e ndëshkuan qeverisjen e udhëhequr nga Isa Mustafa.

”Besoi sa i përket rezultatit zgjedhor qytetarët e kanë dhënë opinionin e vet që ka qenë ndëshkim për qeverisje të dështuar në Prishtinë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konkretisht nga z. Mustafa. Ndërsa, sa i përket kryetarit aktual nga ajo që shoh është i pashpresë për qytetarët se mund të bëjë një ndryshim”, ka thënë ai.

Lideri i PDK ka thënë se as Kryesia e as Këshilli Drejtues nuk kanë diskutuar ende se me cilën parti do të bënin koalicion, por ai ka shtuar se ato parti që kanë programin më të afërt politikë e ekonomik me PDK do të llogariten si partner.

Largimi i ish numrit dy dhe tre të PDK-së, Fatmir Limes dhe Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do ta dëmtoj këtë parti.

Ai ka thënë se është vullnet i secilit që të zgjedh orientimin e tij politikë. Thaçi nuk ka dashur të flas për zyrtarizimin e partisë së Krasniqit e Limajt, dukë përsëritur se PDK nuk është e asnjë individi apo personi të caktuar.

“Është në opinionin dhe vullnetin e secilit që të merr orientimin e vet politik”, ka thënë Thaçi për Kosovapress.

Kryeministri i Kosovës është i bindur se edhe pas largimit të Limajt dhe Krasniqit , Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoi të jetë partia numër një në vend.

“E theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, është jashtëzakonisht mirë e organizuar, partia më e fuqishme, është partia numër një në Republikën e Kosovës, është partia që do të fitoj bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2014. Partia Demokratike e Kosovës, me konceptin e vet zhvillimor dhe partnerët e saj politikë, do të vazhdoj të qeverisë edhe në mandatin tjetër, por përsëri e theksoj, është në vullnetin e çdo njeriu që të merr orientimin ose riorientimin politikë”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia që ai udhëheq nuk është pronë e askujt, por është pronë e sovranit.

“PDK do të vazhdoj të punoj me konceptin e vet, me programi ne vet, me filozofinë e vet politike. PDK nuk është e individit por është pronë e elektoratit, elektorati i PDK është i lidhur me programin dhe vizionin e saj me vlerat dhe standardet e saj dhe jo me kultin e individit apo të ndonjë personaliteti të caktuar”, thotë ai.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka një lidership të dëshmuar dhe të fuqishëm për ta udhëhequr vendin edhe për një mandat qeverisës.

Më Shumë

Përkujtohet kontributi i Sefer Himajt në ndërtimin e Odës së fshatit Gexhë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mori pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës përkujtimore që nderon kontributin e të ndjerit Sefer...

Smith i Prizrenit shpallet MVP i Javës

Amerikani i Proton Cable Prizrenit, Lenzelle Smith është zgjedhur basketbollisti më i mirë për xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës që u zhvillua...

Lajmet e Fundit