Thaçi: U vërtetua fitorja madhështore e PDK-së

Thaci- autostrada Prishtinë-ShkupKryeministri në detyrë dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ-ja duke thënë se u vërtetua fitorja e partisë së tij. Ai ka thënë se ndihet krenar që zgjedhjet e 8 qershorit ishin më të mirat, të organizuara në Kosovë.
Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se partia e tij do të krijojë qeverinë e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lexojeni të plotë postimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, në Facebook:

“Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit MISIONI I RI.

Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mira të organizuara në Kosovë.

I falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre politike në procesin zgjedhor dhe besimin e tyre në projektin fitues MISIONI I RI.

Në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit te ri dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur MISIONIN E RI se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Shkup, “Arben Xhaferi”, projekt tjetër historik, ka shënuar fillimin e implementimit të MISIONIT TË RI. HTH”, (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit