Thaçi vjen në Kosovë (FOTO)

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjendet në Kosovë.

Klankosova.tv mëson se arsyeja e ardhjes së tij është për ta vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte edhe probleme shëndetësore.

Thaçi nën masa të ashpra të sigurisë ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, pasi nënës së tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai aty gjendet nga ora 12:30.

Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit  Hashim Thaçi, ishte liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi.

Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të kthehet në Hagë.

Klankosova.tv ju sjell fotografitë e bashkangjitura/ Klankosova.tv

Thaçi

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit