13.8 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

“The medicine seller” fiton edicionin e 12-të të TIFF

TIFF14Ka përfunduar mbrëm edicioni i 12-të i “Tirana International Film Festival” ku gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve u shpall edhe fituesi i këtij edicioni të TIF-it, i cili ishte filmi “The medicine seller”.

Festivali i 7 ditor i cili nisi në datën 3 Nëntor, ka sjellë për publikun një program mjaft të ngjeshur e të larmishëm, duke filluar që workshopet e zhvilluara që në orët e para të ditës, e deri në shfaqen e filmave artistikë, dokumentarë, ekperimentalë apo të animuar që janë transmetuar në kinemanë Millenium deri në orët e vona të mbremjeve, raporton ATSH.

Në edicionin e 12-të të TIFF-it plot 5400 filma u paraqitën nga më shumë se 107 vënde të botës të cilët aplikuan në festival, dhe vetëm 83 prej tyre u zgjodhën për të garuar.

Përpara se të jepte çmimin e parë të mbrëmjes atë të “Publikut” filmit “Crossing by Amos” fictionit 18 minutësh të realizuar nga Erza Katz, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e sajë u shpreh se “Ura dashurie për kinemanë, janë 12 vitet e mbështetjes që Ministria e Kulturës i ka rezervuar festivalit ku në të cilin profesionistët dhe pasionantët e rinj kanë krijuar një atmosfere mjaft të veçantë në Tiranë.” “Filmi me metrazh të shkurtër” vijoi ministra në fajlën e saj, “është një gjini që meriton vëmëndje dhe promovim, dhe TIFF-i ka gjetur në Tiranë shtëpinë e kulturës në këtë vënd europian” u shpreh Kumbaro.

Ndërkohë që drejtuesi i mbrëmjes Edi Topi, dhe juritë e kategorive të filmave kanë ndare edhe çmime të tjera.

Më Shumë

Mitalip Çoçaj, gazetari që dokumentoi historinë shqiptare

Mitalip Çoçaj (1936-1997) u lind në Gjonaj të Hasit. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pas mbarimit të normales, në moshën 16-vjeçare, punoi...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas policisë, vdekja e tij është konfirmuar nga...

Lajmet e Fundit