Theret me thikë një burrë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten një burrë ka pësuar lëndim të rënd trupor pasi që është sulmuar fizikisht dhe është therur me thikë nga dy të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Shkelzen Dragaj” në Prizren.

“Viktima mashkull kosovar pa pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Lajmet e Fundit