10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Theret më thikë një person në Prizren

Është ther me thikë një person në rrugën “De Rada” në Prizren. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ku për shkaqe të panjohura e ka sulmuar me një mjet të prehtë (thikë) viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime në dy pjesët e pasme të kraharorit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas viktimës të njëjtin e kanë sulmuar 5-6 persona. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Me rast po merren njësit relevante policore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Lajmet e Fundit