Theret me thikë një person në Prizren

Një burrë është sulmuar dhe ther me thikë nga një person i panjohur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:15 të mëngjesit, transmeton PrizrenPress.

Viktima ka marr tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar dhe ther me thikë nga një person i panjohur nofkën e të cilit e dinë. Viktima ka marr tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi dhe nuk është intervistuar pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia ka bërë me dije se Njësitë policore janë duke u marr me rastin.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit