14 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

Theret me thikë një i ri në Lubizhdë të Prizrenit

Një i ri është ther me thikë në Lubizhdë të Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha tha se ngjarja ka ndodhur për shkak lojës me kompjuter.

“Pak pas mesnate, në një lokal në fshatin Lubizhdë, ka plasur sherri në mes të tre të rinjve të cilët janë hasmëruar në mes vete gjatë lojës kompjuterike “Counter Strike””, njoftoi Berisha.

“Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime thuhet se i dyshuari A. H. dhe viktimat kishin luajtur lojëra kompjuterike nga dy lokale të ndryshme”.

“I dyshuari kishte humbur lojën dhe nga zemërimi ishin sharë me dy viktimat e më pas ishte kthyer në lokalin tjetër dhe e ka sulmuar E. F. me shuplaka e grushte”.

“Duke e parë situatën ndërhyn për t’i ndarë H. A. I cili sulmohet nga i dyshuari me mjet të mprehtë (thikë) së paku katër herë në pjesë të abdomenit qafës dhe kraharor duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore për të cilat është kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal”.

“Pas pranimit në spital, për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima i është nënshtruar një operacioni urgjent. Po ashtu plagë në krah nga thika ka pësuar edhe viktima tjetër që pas trajtimit lëshohet për kurim shtëpiak. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin i cili po mbahet nën masën e arrestit policor”.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për trajtim të më tejmë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

‘Ribashkohen’ Babastars me një mungesë!

Për shumë vite ishin lider në industrinë e hip-hopit shqiptar. ‘Babastars’ krijoi shumë hite të cilat rezultuan nga ato që i rezistojnë kohës. Por, sikurse në...

Lëndohet Kasume i Lirisë – thyen gishtin e këmbës

Liria e Prizrenit ka njoftuar se lojtari i tij, Romeo Kasume, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Vëllaznimit. Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar...

Lajmet e Fundit