14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Therjet me thika të nxënësve, problem serioz për arsimin në Prizren

Arber Rexhaj 23Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, ka akuzuar drejtorin e Arsimit, Nexhat Çoçajn, për rrahjet dhe therjet me thika të nxënësve nëpër shkolla.

Ai thotë se sistemi i arsimit tashmë është degraduar në Prizren.

“Degjenerimi që u ndodh nxënësve rrahje, gjetje armësh, thika nëpër shkolla është pasojë e degradimit të sistemit arsimor”, vlerëson Rexhaj.
“Problemi është te politikat e sektorit të arsimit, jo tek nxënësit”. Sipas tij, para disa vitesh shkollat në Prizren kanë filluar një praktikë të sigurimit të shkollave me qëllim të ndaljes se rrahjes në mes të nxënësve.

“Pas ardhjes së sigurimit privat,lëre që nuk janë ndalur, por nxënësit po vijnë të armatosur nëpër shkolla. Ky është problem sistemor dhe një drejtorie të degraduar”.

“Kjo drejtori e arsimit nuk mund të bëj zgjidhjen e këtij problemi, por do të vazhdojë të stërkeq dhe të krijoj kaos edhe me tutje”/PrizrenPress.com/ .

Më Shumë

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike...

OVL e UÇK-së: Keqkuptimi në Has është tejkaluar, bashkëluftëtarët mbeten të bashkuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se një keqkuptim i ndodhur disa ditë më parë në...

Lajmet e Fundit