8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Ti që je vetëm Ti

Skender Berisha

Qekur me je futur nen lekure
dhe merr fryme permes lekures sime
atje thelle nen lekuren e rrudhur te ndiej
ti zemer e madhe e ngritur deri ne qiej
te lutem mos me ndjej per trillet e mia
qe flakerojne prej fundesh te zgjuara
qe perpjekin qiell edhe toke
mos ngrit duart t’i ndalesh e mire moj
se qane zemra e rreshkur nen ate diell
qe nxen shkrepat e vizatuar
me doren e dridhshme
te perendise se blerimit te vonuar
e vone nuk me behet derisa te dalesh nga legjenda
te pish uje ne krojet e cemta qe u kthjjelluan
ti qe je vetem ti ne ate Rrase Zogu
me vajin e ngrire ne buzet e ngrena dhembesh
te cara ererash te Alpesh
lugjet e bores qe te shikojne
te betohen ne zemren e blerte
ne zemren e gurte te betohen
e ngritet majegishtash Shkelzeni
e shkelzen mbi bukurine tende
ti qe je vetem ti moj e bukur Tropoje
qe shihesh ne pasqyre ujerash Valbone
ti me e mira ime
ti qe je vetem ti
e atje maje mali me pret
e rri duke pritur
eren qe bie eren time
te rrezebjeshka
kur piqet pjeshka
31 korrik 2016,Prizren

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjakovë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e shkurtër...

Lajmet e Fundit